Tirana e Vllaznia presin dy biletat e fundit

Basketboll

Tirana e Vllaznia presin dy biletat e fundit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:59
Pamje nga ndeshja

Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste të play off-it në basketboll për meshkuj. Ato fituan sot ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, duke iu bashkuar Besëlidhjes dhe Teutës mes katër ekipeve më të mira të Superligës.

Në Fier, skuadra e Tiranës fitoi 94-74 ndaj ekipit të Apolonisë, një ndeshje që ndryshe nga e para u komandua e fitua me meritë nga bardheblutë. Miqtë u shkëputën që në fillim dhe administruan avantazhin. Robinson me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, që fitoi 2-0 serinë.

Në Kamëz, skuadra e Vllaznisë fitoi 72-67 ndaj ekipit vendës, duke fituar 2-0 serinë e çerekfinaleve. Një ndeshje që nisi më mirë për vendasit, por gradualisht shkodranët morën frenat e lojës.

Gjithsesi, diferenca u bë në periodën e katërt, ku Vllaznia u shkëput dhe fitoi falë një loje më të mirë kolektive.

Çerekfinale-Play off meshkuj

Nd.1, Tirana – Apolonia, 84-83

Nd.1, Vllaznia – Kamza Basket, 83-77

Nd.2, Apolonia – Tirana, 74-94

Nd.2, Kamza Basket – Vllaznia, 67-72

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat