​Granit Rugova rikthehet në FBK

Basketboll

​Granit Rugova rikthehet në FBK

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:35
Granit Rugova

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova tashmë do të jetë i angazhuar në një detyrë te re, por jo larg sportit sërish. Ai ka bërë të ditur se do të jetë i angazhuar në Federatën e Basketbollit të Kosovës, në rolin e Drejtorit të Programeve Zhvillimore të Basketbollit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Rugova në rrjetet sociale ku ka shkruar:

Krenar të ju njoftoj se tani do të jem pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në rolin e Drejtorit të Programeve Zhvillimore të Basketbollit.

Është kënaqësi të kthehem në FBK në këtë rol të ri, ku do të përdor të gjithë përvojën time për të ndihmuar në ngritjen dhe zhvillimin e sportit tonë të dashur”.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat