Oferta marramendëse që ka marrë Khabib për revanshin me McGregor

Boksi

Oferta marramendëse që ka marrë Khabib për revanshin me McGregor

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:26
McGregor

Një ofertë marramendëse ka ardhur në drejtim të Khabib Nurmagomedov për të zhvilluar një ndeshje tjetër me Conor McGregor, sipas babait të luftëtarit rus.

Ndeshja e shumëpritur mes dyshes është zhviluar në tetor dhe Nurmagomedov ka mposhtur McGregor në raundin e katërt me sumbission.

Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas ndeshjes.

“Ata kanë ofruar 15 milionë $ për revanshin me McGregor,” shprehet babai i Khabib për Sport 24.

“Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë.

“Mendoj se Ferguson e meriton më tepër se Conor. Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të dalë në pension.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat