Hearn: Porsa amerikanët ta shohin Joshuan, ai do të kthehet në një yll të madh - Bota Sot
Hearn: Porsa amerikanët ta shohin Joshuan, ai do të kthehet në një yll të madh

Boksi

Hearn: Porsa amerikanët ta shohin Joshuan, ai do të kthehet në një yll të madh

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:36
Anthony Joshua

Anthony Joshua nuk do ta ketë ndeshjen e ardhshme në “Wembley” të Anglisë, por do të udhëtoj në kontinent tjetër.

Ky është verdikti i promotorit të tij Eddie Hearn, i cili ka folur sot për një duel të Joshuas në Amerikë, në qytetin e Nju Jorkut.

AJ nuk është paraqitur në ring që nga fitorja e tij kundër Alexander Povetkin, në muajin shtator, në “Wembley”.

Por, brenda këtyre 48 orëve pritet që britaniku ta konfirmojë duelin e radhës me Jarrell Miller, në ‘Madison Square Garden’.

Promotori i tij Eddie Hearn pretendon se ky duel do t’i shkoj në favor Joshuas, edhe sa i përket tifozërisë.

“Porsa amerikanët ta shohin Joshuan në ring, ai do të bëhet trend, një yll i madh atje” ka thënë Hear, shkruan ‘Boxing Scene’.

Ndeshja kundër Jarrell Miller do të jetë shumë interesante, duke pasur parasysh se ai po konsiderohet si një nga top 10 boksierët aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...