Pak ditë pasi varrosi babain dhe xhaxhain, boksieri shqiptar rikthehet - Bota Sot
Pak ditë pasi varrosi babain dhe xhaxhain, boksieri shqiptar rikthehet

Boksi

Pak ditë pasi varrosi babain dhe xhaxhain, boksieri shqiptar rikthehet

Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:55
Boks

Nën masa të rrepta sigurie, ish-kampioni i boksit, Asmer Bilali ka mbërritur sërish në Shkodër. 
Kujtojmë se pak ditë më parë Asmeri i cili është në burg si pjestar i grupit të Bajrajve, dali me lej nga burgu për të avrrosur babain dhe xhaxhain e ti. Këta të fundit u vranë para derës së shtëpisë. 
Këtë radhë Bilali mësohet se do të jetë në SHkodër për shkak se do të dëshmojë në gjykatë për ngjarjen ndaj ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka i cili u godit nga një person në kohën kur drejtonte Vllazninë, ngjarje e ndodhur në shkurt të 2018-ës.
Duke qenë se Asmer Bilali e ka vëllain e sëmurë, në sallën e gjyqit dëshmoi se një mjet që ka patur në përdorim ia ka lënë shokut të tij Sehar Xhenje për t’i kryer nevojat familjare.
Nga ana tjetër shtetasi Sehar Xhenje mohoi në sallën e gjyqit se ka patur dijeni për goditjen e ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.
Xhenje tha se thjesht ka shoqëruar shokun e tij Nehat Fojleta tek fusha sportive “Reshit Rusi” pasi ia ka kërkuar një gjë të tillë.
Nga ana tjetër mbi Fojletën rëndon akuza e " “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë ndaj Ernest Gjokës. 
Por këto akuza janë mohuar. Fojleta pretendon se duke dalë nga fusha sportive i është drejtuar ish-trajnerit të Vllaznisë duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë” dhe pas kësaj shprehje sipas të dyshuarit, Ernest Gjoka e ka fyer dhe e ka sharë rëndë atë.
Në fund të kësaj seance dëshmitari Asmer Bilali iu drejtua gjykatës duke i thënë “a ju vjen turp që mbani këto dy djem për një shpullë”.
Pala mbrojtëse kërkoi për shtetasin Nehat Fojleta gjykim të shkurtuar si dhe të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në “goditje për shkak të detyrës”.
Nga ana e tij ish-trajneri Ernest Gjoka në seancën paraprake ka deklaruar se “i kam falur dy djemtë, dhe për mua le të dalin”. Tashmë në seancat e ardhshme pritet se çfarë dënimi do të kërkojë prokuroria dhe se çfarë vendimi do të japë gjykata e shkallës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...