Turne në boks në nderim të nënkampionit evropian - Bota Sot
Turne në boks në nderim të nënkampionit evropian

Boksi

Turne në boks në nderim të nënkampionit evropian

Nga: F.B. Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:17
Daut Dauti

Në nderim të boksierit të njohur mitrovicas Daut Dauti në Mitrovicë do të organizohet turne memorial , që do mbahet të shtunën me 20 prill në palestrën “minatori” në Mitrovicë.

Federata e Boksit e Kosovës ka vendosur që qyteti i Mitrovicës, qyteti i lindjes së njërit ndër boksierët e njohur në vendin tonë Daut Dauti të organizoj turne memorial në sportin fisnik të boksit.

Turneu do të mbledh boksierë nga klubet e vendit tonë dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, dhe Maqedonia.

Si dihet boksieri mitrovicas   Daut Dauti ishte pjesë e plejadës së sukseseve të boksit kosovar, duke qene pjesë e KB “Trepça” dhe klubeve tjera të njohura të kohës, ndërkohë që përveç dominimin në arenën vendore, ai mban tituj nën-kampioni në Kampionatin Evropian dhe Kampionatin Ballkanik.

Turneu do të mbahet në palestrën “minatori” dhe fillon në ora 12.00, andaj adhuruesit e boksit kanë një mundësi të rrallë që në ringun mitrovicas të shohin luftëra të sportit fisnik.

Image

Do të ishte shumë mirë, nëse organizimi dëshmohet i suksesshëm dhe turneu të bëhet tradicional, pasi kontributi i Daut Dautit në këtë sport është i pakontestueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...