Shqiptari në Austri lufton për titullin kampion bote për junior - Bota Sot
Shqiptari në Austri lufton për titullin kampion bote për junior

Boksi

Shqiptari në Austri lufton për titullin kampion bote për junior

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:30
Shqiptari në Austri lufton për titullin kampion bote për junior

Lavdrim Rexhepi, është talenti i ri shqiptar që po shkëlqen në sportin e Kick boksit në Austri. 
Djaloshi 15 vjeçar, i cili është anëtar i klubit Thaikibo Linz, do të jetë pjesë e eventit sportiv që do të zhvillohet me 29 qershor në Enns afër Linzit, shkruan Lajm nga Maqedonia. Ai do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin kampion bote në konkurrencën e juniorëve të Federatës ISKO, përballë rumunit Madulin Rut. Meçi do të zgjatë 5 raunde, K1.

Image

Rexhepi (52kg, 165cm), i cili është me prejardhje nga Kumanova, deri tani ka zhvilluar 12 meçe, prej tyre 10 fitore, dy humbje, kurse kundërshtari i tij që gjithashtu është 15 vjeç në 15 meçe ka 12 fitore dhe tre humbje. Ai është i rëndë 51 kg dhe i gjatë 160 cm. Lavdrimi i është shumë falënderues trajnerit të tij Ismet Mandara për angazhimin dhe motivimin që ia jep në çdo stërvitje, kurse edhe trajneri i tij është i kënaqur me suksesin e garuesit të tij, duke shpresuar që edhe kësaj radhe Lavdrimi do t’i sjell një gëzim të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...