Latifi kthehet sonte në oktogonin e UFC, mësohet ora se kur fillon dueli i tij me Oezdemir

Boksi

Latifi kthehet sonte në oktogonin e UFC, mësohet ora se kur fillon dueli i tij me Oezdemir

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 19:29
Ilir Latifi

Ylli shqiptar i UFC, Ilir Latifi, do të kthehet sonte në oktogon, për duelin e tij kundër Volkan Oezdemir.

Latifi do të përballet me Oezdemir pas dy dueleve të anuluara mes tyre, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Kosovari 36 vjeçar do të synojë fitoren kundër 29 vjeçarit, në Antel Arena.

Dueli mes Latifit dhe Oezdemir pritet të fillojë rreth orës 2 të mëngjesit, sipas kohës sonë.

Para këtij dueli, Oezdemir është shprehur optimist, duke kërcënuar se do ta nokautojë luftëtarin kosovar. Mbetet të shihet nëse Iliri do t’i hakmerret për këto fjalë, në oktogon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat