Kadrija pret edhe një fitore

Boksi

Kadrija pret edhe një fitore

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:47
Kadrija pret edhe një fitore

Boksieri me prejardhje nga Batusha e Gjakovës por që jeton dhe vepron në rrethin të Hamburgut, Edi Kadrija, do të ngjitet në ring më 19 tetor në aktivitetin që njëherit edhe vet është organizator së bashku me 2 shokët e tij.

Ai thotë se kundërshtarin ende nuk e ka caktuar por së shpejti edhe ky detal do të publikohet.

“Kjo është një galla mbrëmje që e organizojmë çdo vitë dhe është shumë tërheqës për vendasit, andaj edhe gjithnjë kemi një numër prej 1000 shikuesve që neve na bënë krenar. Edhe unë do të ngjitem në ring, mirëpo ende nuk e kemi caktuar kundërshtarin.

Sido që të jetë unë do të përgatitem maksimalisht për fitore”, tha për “ArenaRing”, Kadrija. Cekim se Kadrija deri tani në karrierën e tij ka zhvilluar 13 ndeshje në boksin profesionist ku prej tyre ka 11 fitore dhe 2 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat