Kosova me Maliqin në Evropian - Bota Sot
Kosova me Maliqin në Evropian

Boksi

Kosova me Maliqin në Evropian

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:10
Kosova me Maliqin në Evropian

Kombëtarja e Kosovës U18 në boks me 2 shtator udhëton për Sofje të Bullgarisë ku do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian U18 të boksit ku pjesëmarrës do të jenë boksierët nga 32 shtete.

“Ekipi i Kosovës përbëhet nga boksieri 69 kg Erdonis Maliqi, trajneri Nazim Halili dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Selektori Shefki Bogujevci ka paraparë që në këtë Kampionat Evropian të dërgoi vetëm Erdonis Maliqin i cili është i 5 në dy kampionate Evropiane për kadet U14 dhe junior U16 dhe në luftë për medalje vitin e kaluar është dëmtuar dhe besojmë se në këtë kampionat Evropian do të arrij të stoliset me medalje.

Sipas fjalëve të trajnerit të Erdonis Maliqit, Nazim Halilit Erdonisi është në forme të mirë dhe i përgatitur maksimalisht për këtë Kampionat Evropian dhe pret medalje nga ai”, bëhet e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...