Babai i Fury shpërthen pas duelit ‘të dobët’ me Wallin, ja çka kërkon

Boksi

Babai i Fury shpërthen pas duelit ‘të dobët’ me Wallin, ja çka kërkon

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:20
Tyson Fury

Babai i Tyson Fury ka disa kritika në drejtim të djalit të tij por edhe stafit të tij të trajnerëve.

Tyson Fury arriti që të shënonte fitore në Las Vegas, në duelin kundër Otto Wallin, por këtë fitore e morri me shumë mund.

Lojtari pësoi një çarje qysh në raundin e tretë, e cila ia vështirësoi jashtëzakonisht shumë paraqitjen.

Me paraqitjen e britanikut nuk ka mbetur aspak i kënaqur babai i tij, i cili e ka konsideruar “të dobët si kotele”.

“Nëse Tyson do të luftonte me ndonjërin nga tre më të mirët, ose Povetkin, ai do të mposhtej. E flas atë që është e vërtetë. Kjo është paraqitje e tij më e dobët që kam parë” ka thënë fillimisht John Fury, babai i boksierit.

“Kam një gjysmë ideje se çka shkoi keq, por nuk mund ta them. Ai ka bërë tetë javë kamp stërvitor, por energjia dhe forca i kanë humbur. Ishte i dobët si kotele” shtoi tutje prindi i Tyson.

“Nëse ai mban këtë skuadër, gjithë skuadrën, karriera e tij do të shkojë dëm. Ben Davison dhe të gjithë” ishin fjalët e babait të boksierit, i cili sugjeron të birin që të heq dorë nga trajneri aktual.

Megjithatë, deklarata mund të konsiderohen si të nxituara, duke pasur parasysh se ishte pikërisht Davison ai që ndihmoi Furyn të rikthehet pas tri viteve larg ringut, kur bënte jetë të narkomanit dhe kishte shtuar më shumë se 30 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat