UFC-243, ish-kampionia e botës tërhiqet nga eventi për shkak dëmtimi - Bota Sot
UFC-243, ish-kampionia e botës tërhiqet nga eventi për shkak dëmtimi

Boksi

UFC-243, ish-kampionia e botës tërhiqet nga eventi për shkak dëmtimi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:29
Holly Holm

Tetë ditë nga eventi UFC-243, që zhvillohet më 5 tetor në Australi, ish-kampionia e botës Holly Holm është detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë”.

37-vjeçarja, që 6 vite më parë, po në Australi tronditi botën kur mundi Ronda Rousey, është detyruar të tërhiqet për shkak të një dëmtimi.

Në këtë event ajo duhej të përballej me Raquel Pennington, në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg). kjo sfidë ishte një revansh mes tyre, me Holm që pat fituar duelin e parë në vitin 2015.

Duke parë kohën e shkurtër e mbetur në dispozicion, UFC nuk ka patur mundësi të zëvendësojë Holm me ndonjë sportiste tjetër. Sfida kryesore e këtij eventi është ajo mes Robert Whittaker dhe Israel Adesanya.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...