Wilder mund të shmangë përballjen me Joshuan dhe Whyten, ky është shkaku

Boksi

Wilder mund të shmangë përballjen me Joshuan dhe Whyten, ky është shkaku

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Deontay Wilder dhe Luis Ortiz 

Deontay Wilder mund të mbetet kampioni në WBC edhe nëse nuk dëshiron të përballet me Anthony Joshuan dhe Dillian White.

Promoteri i njohur Eddie Hearn ka thënë se statusit i veçantë (Franchise) mund t’i lejojë amerikanit që të qëndrojë kampion, por vetëm në rast se mposhtë Luis Ortizin.

Kubanezi do të përballet me Wilderin më 23 nëntor në Las Vegas për ta mbrojtur titullin e peshave të rënda, derisa ky i fundit kishte thënë se statusi i ri WBC ‘Franchise’ nuk e plotëson atë.

Por, Hearn ka thënë se Wilder mund të pajtohet me statusin e ri të titullit të peshave të rënda në boks dhe nuk ka për obligim që të boksojë ndaj Joshuas apo Whytes.

“Ju nuk mund të merrni gjithçka që thotë Wilderi seriozisht”, ka thënë promoteri në Sky Sports.

“Mbi të gjitha ai thotë se ka’ një fytyrë, një emër dhe një kampion’ dhe më pas ne jemi në ndjekje të kampionit të kompletuar, por ai nuk dëshiron të dëgjojë derisa Joshua humbet dhe më pas thotë ‘një fytyrë, një emër, një kampion’”.

“Tani ai thotë se do ta refuzojë brezin Franchise (status i veçantë i kampionit aktual në boks). Nëse ai e ka mundësinë që të përballet me Dillian Whyte ose Anthony Joshua apo dikë tjetër, duke pasur statusin Franchise, do ta bënte pa menduar dy herë”.

“Mos e merrni gjithçka serioze çfarë thotë Deontay Wilder”, ka shtuar më tej Hearn.

WBC ‘Franchise’ është i dedikuar për një boksier që ka ka qenë në nivele të larta për disa vite radhazi dhe me statusin e ri një boksier nuk e ka të obliguar që të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat