Seferi do t’i kthehet ringut në fund të muajit nëntor - Bota Sot
Seferi do t’i kthehet ringut në fund të muajit nëntor

Boksi

Seferi do t’i kthehet ringut në fund të muajit nëntor

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Seferi tash do t’i kthehet ringut në fund të muajit nëntor

Është konfirmuar data se kur do të futet në ring boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi.

Seferi, 40-vjeçar, duelin e fundit e zhvilloi në muajin shtator ku u mposht nga Kevin Lerena, transmeton Insporti. Jugafrikani Lerena e kishte fituar meçin me nokaut në rundin e tretë, duke e rrëzuar Seferin pasi dominoi që nga fillimi dhe e dërrmoi me goditje në rundin dytë.

Seferi tash do t’i kthehet ringut në fund të muajit nëntor, ka njoftuar vëllai i tij Nuri Seferi në rrjetet sociale.

Sefer Seferi do t’i kthehet më 30 nëntor ringut, ku do të boksojë për titullin e botës UBO dhe titullin LBF Intercontinental.

40-vjeçari nga Gostivari ka të zhvilluara gjithsej 27 meçe në karrierë – prej të cilave ka 23 fitore (21 prej tyre me KO), tri humbje dhe një barazim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat