Shpërthen Wilderi ndaj Ruiz: Çfarë dreqin po thua?

Boksi

Shpërthen Wilderi ndaj Ruiz: Çfarë dreqin po thua?

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:56
Shpërthen Wilderi ndaj Ruiz: Çfarë dreqin po thua?

Deontay Wilder ka komentuar revanshin e Andy Ruiz ndaj Anthony Joshua, që është fituar nga britaniku me vendim unanim.

Wilder në të shkuarën ka pasur vetëm fjalë të mira për të thënë për meksikanin, por jo këtë herë.

“Ruiz më parë ka thënë se po bënte mirë duke mos e lënë euforinë t’i ndërhyjë në përgatitjet për revanshin, por në fund e dëgjon duke thënë se ka ngrënë më tepër se sa duhet dhe se duhet të ishte stërvitur më shumë… Çfarë dreqin po thua?”, tha Wilderi.

“Si mund të thuash se ke ngrënë më shumë se sa duhet dhe se duhet të ishe stërvitur më shumë. Unë e marr shumë seriozisht këtë gjë.”

“Unë nuk dua që thjesht të shkruaj emrin tim në listën e kampionëve, por dua të mbahem mend si më i miri. Ky është mentaliteti im dhe Amerika duhet ta dojë një kampion bote si unë”, shtoi Wilderi.

Kampioni i botës në WBC, ka reaguar ndaj deklaratave të Ruizit që tha se kishte ngrënë më shumë se që duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat