Renditja e top pesë boksierëve në peshat e rënda – Ruiz i pesti, Fury i dyti

Boksi

Renditja e top pesë boksierëve në peshat e rënda – Ruiz i pesti, Fury i dyti

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Deontay Wilder i ka mposhtur në renditje Tyson Furyn dhe Anthony Joshuan, për të qëndrua në kryer të renditjes për boksierët e peshave të rënda.

Boksieri 34-vjeçar që është kampion në WBC, e ka mbrojtur titullin për herë të dhjetë, kësaj radhe ndaj boksierit të njohur kuban, Luis Ortiz, muajin e shkuar.

Wilder që i ka fituar 41 nga 43 ndeshje në boksin profesionist me nokaut, është në krye të renditjes të publikuar nga media në vitin 2019.

Gazeta shkruan se ka kontestim mes ‘Bronze Bomber’ dhe Fury për pozitën e parë, por Wilder qëndron aty shkaku i formës.

Pas Fury dhe Wilder është Joshua, i cili ditë më parë e mposhti Andy Ruiz Jr.

Andy Ruiz Jr dhe Dillian Whyte e mbyllin top 5.  

5. Andy Ruiz Jr (33 fitore -2 humbje- 0 barazime, 22 KO)

4. Dillian Whyte (27 fitore -1 humbje – 0 barazime, 18 KO)

3. Anthony Joshua (23 fitore – 1 humbje– 0 barazime, 21 KO)

2. Tyson Fury (29 fitore – 0 humbje -1 barazim, 20 KO)

1. Deontay Wilder (42 fitore -0 humbje -1 barazim, 41 KO)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat