Hasani iu rikthehet ushtrimeve të fuqishme

Boksi

Hasani iu rikthehet ushtrimeve të fuqishme

Më: 30 janar 2020 Në ora: 12:18
Hasani iu rikthehet ushtrimeve të fuqishme

Njëri prej Kikboksierëve më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, Muharrem Hasani, vitin 2020 e ka filluar me ushtrime maksimale dhe kjo po vërehet nga intensiteti i shtuar në palestrën e tij “Muki Gym” në Volketswil.

Dhe kjo është shenj e mirë për Hasanin pasi ai po rikthehet nga një lëndim që ka pasur në këmbë dhe të njëjtin e ka larguar një kohë nga palestra por edhe nga luftërat.

Kështu ky lajm i gëzuar për fansat e tij po paralajmëron si një mundësi e mirë që kampioni shqiptar ta shohim shumë shpejt në ring, pse jo më një duel super të fuqishëm, ashtu siç i ka pasur shumicën e ndeshjeve në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat