Wilderi: Kjo është arsyeja e vetme pse më mundi Fury

Boksi

Wilderi: Kjo është arsyeja e vetme pse më mundi Fury

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:52
Wilderi: Kjo është arsyeja e vetme pse më mundi Fury

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se sfida e tretë mes tij dhe Tyson Fury do të ndodhë.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, që më 22 shkurt u mund me “KO teknik” në raundin e shtatë nga rivali britanik në duelin e zhvilluar në Las Vegas, tha se kostumi që mbajti para sfidës ishte shumë i rëndë, çka e lodhi pa nisur mirë përballja në ring.

Në kontratën mes dy boksierëve ishte edhe një klauzolë për një duel të tretë, çka Wilder është gati ta ushtrojë për të rimarrë titullin kampion.

“Kjo përballje e tretë do të ndodhë me 100%. Ne do ta ushtrojmë atë klauzolë, pasi unë e dua mbrapsht atë titull”, u shpreh Wilder, që pësoi humbjen e parë në karrierë.

Ndërsa sfida e parë mes tyre, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.

“Të jem i sinqertë, ai nuk më vrau, goditi apo dëmtoi shumë, por fakti është që kostumi që mbajta para duelit ishte shumë i rëndë. Isha i lodhur në ring dhe këmbët nuk më mbanin, ndaj dhe u rrëzova 2-3 në ring. Ai ishte gabimi im më i madh. U mundova të bëj më të mirën, por këmbët nuk më mbanin prej kostumit, të cilin e provova vetëm një natë më parë”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat