Floyd Mayweather i tronditur, merr vendimin për të ardhmen - Bota Sot
Floyd Mayweather i tronditur, merr vendimin për të ardhmen

Boksi

Floyd Mayweather i tronditur, merr vendimin për të ardhmen

Më: 21 mars 2020 Në ora: 06:16
Floyd Mayweather

Burime pranë boksierit amerikan Floyd Mayweather bëjnë me dije se 43-vjecari ka hequr dorë nga rikthimi i tij në ring këtë vit, ashtu sikurse kishte programuar më parë.

Boksieri i pamposhtur ka patur dy ngjarje të dhimbshme kohët e fundit, ndarjen nga jeta e ish-partneres së tij Josie Harris (nëna e 3 prej fëmijëve) dhe xhaxhait të tij (Roger Mayweather), që ka qenë trajneri si dhe personi që e ka afruar në këtë sport.

Këto dy humbje të personave të afërt me të kanë bërë që Floyd Mayweather të tërhieqt nga ideja për t’u rikthyer në ring këtë vit. Ai kishte arritur një marrëveshje me presidentin e UFC-së, Dana White, për të dueluar me yjet e këtij sporti (Khabib Nurmagomedov ose Conor McGregor).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat