Lutet për jetën e babait - Bota Sot
Lutet për jetën e babait

Boksi

Lutet për jetën e babait

Më: 14 maj 2020 Në ora: 16:55
Lutet për jetën e babait

Conor McGregor e ka lënë anash rivalitetin, duke u lutur për shërbimin e babait të kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov. 

Abdulmanap Nurmagomedov, i cili po ashtu është trajner i Khabib, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Rusi.

Doktorët e një spitali ushtarak në Moskë vlerësojnë se gjendja shëndetësore e trajnerit të UFC-së, Abdulmanap, është e rëndë por e qëndrueshme.

57-vjeçari ishte vendosur në koma pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të pneumonisë.

Por atij i është kthyer vetëdija pas operimit.

McGregor e kritikoi Khabibin këtë javë, por sot e shkroi një mesazh mbështetës për babanë e tij në Twitter: “Jam i trishtuar nga ky lajm. Ai është gjeni i mirëfilltë i arteve marciale”.

McGregor u mposht nga Khabib në meçin e famshëm të UFC-së në tetor të vitit 2018 dhe dyshja pritet të ballafaqohet sërish në një rimeç.

Khabib mbetet i pamposhtur në UFC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat