Imeri me Tërnovcin dhe Presheva kontribuan për sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta 

Boksi

Imeri me Tërnovcin dhe Presheva kontribuan për sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta 

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:46
Imeri me Tërnovcin dhe Presheva kontribuan për sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta 

Komunat e Kosovës Lindore, si Presheva, Bujanoci, Medvegja, secila ka dhënë kontributin e saj për zhvillimin e sportit të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta, në kohën kur i rezistonin regjimit kriminal serb. Klubi i boksit Tërnovci me trajnerin Mr. Ridvan Imeri janë shembulli më i mirë dhe duhet nderuar për sakrificën që bënë për sportin e Republikës së Kosovës në vitet më të vështira (1991-1999). 

Kontributi i klubit të boksit Tërnovci me Mr. Ridvan Imeri gjatë viteve 1990/95 pa dyshim ka qenë i madh.
Angazhimet e klubeve sportive të boksit në at kohë nuk ishin të lehta. Sepse barra ishte e tëra mbi  klubin e boksit Tërnovci  (Kosova Lindore). 

Trajneri i këtij klubi ishte si dhe ende është Mr. Ridvan Imeri. Ridvan Imeri në at kohë po ashtu mori pjesë edhe në disa meçe 75 kg. Sepse edhe më mungonte kjo kategori. 

Image

Po në at kohë isha i shpërblyer nga kryetari i shoqatës sportive të boksit të Kosovës Ramadan Ademaj. 

Pastaj trajneri Ridvan Imeri u shpërblye me boksierët pjesëmarrës nga klubet e ndryshme të Kosovës ku ishin prezent trajneri Musli Zymberi, Bashkim Ibrahimi dhe trajnerë të tjerë. Në Tërnovc u organizua edhe një revy tjetër (meç ) viti 1995 takim mjaft ngazëllues dhe interesant ku morën pjesë mjaft klube të Kosovës por vlen të përmendet meçi në mes Vedat Abdullahut ( Tërnovc ) dhe Jeton Bytyqit ( Ilirët ) ku Vedat Abdullahu u shpall ma i miri i turneut.

Image

“Ia vlen të përmendet një rast historik ku në Preshevë është organizuar kampionati i parë republikan i boksit për të gjitha kategoritë por në at kohë organizimet e tilla ti mbajmë është dashtë vendosmëri e madhe sepse organet e brendshme shpesh herë më merrnin në pyetje rreth klubeve pjesëmarrëse për shkak të emrit Kosovë me të vërtetë pjesëmarrësit e meritojnë një lavdatë të madhe sepse edhe në kohën më të vështirë punës nuk ju ndanë!”, ka thënë Imeri.

Klubi i boksit Tërnovci është ai që ka nxjerr edhe boksier reprezentues, si Fiikrim Imeri dhe nënkampion Arbër Imeri dhe femra e parë e këtyre trevave Yllka Imeri dhe shumë boksierë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat