Eu Latif Demolli eu, dikur refer federativ, sot e ke një zyre si kolibe

Boksi

Eu Latif Demolli eu, dikur refer federativ, sot e ke një zyre si kolibe

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2020 Në ora: 13:13
Eu Latif Demolli eu, dikur refer federativ, sot e ke një zyre si kolibe

Poshtë ka ra katundi! Federata e Boksit të Kosovës, me zëdhënës Latif Demolli, sot e kanë një zyre si kolibe dhe shumë të vogël, mezi sillen edhe atypari 3 a 4 veta kur janë brenda!

Latif Demolli, në vitet e 80-ta, si i ri, ka referuar në ligën e parë ish jugosllave! Sot është gjyqtar ndërkombëtar, por punën ku e bën i respektuari si institucion është për të vajtuar natë e ditë, bile kolibja ka hapësirë më shumë se aty dhe ka pamje më të bukur. 

Vërtetë është një institucion që ka probleme me hapësirë të zyrës dhe është problematike ta prush aty edhe një zyrtar të lartë të AIBA-së, se qeshet me zyre. 

Image

Kjo është zyra e ngushtë e Federatës së Boksit të Kosovës

Me zyre katastrofë është edhe Federata e Notit, edhe e skijimit, edhe e volejbollit, me hapësirë të vogël! Eu Latf Demolli eu, nuk e ke zyrën si e ke autoritetin! Në federatë boksit, shpesh në mungesë të hapësirës sedrat i varin në derë!!! E Çuditshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat