Eu Aziz Salihu eu, poshtë ka ra katundi! I shkove në zyre edhe...

Boksi

Eu Aziz Salihu eu, poshtë ka ra katundi! I shkove në zyre edhe...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:49
Eu Aziz Salihu eu, poshtë ka ra katundi! I shkove në zyre edhe...

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, dje ka pasur një ditë shumë të vështirë, me një nervozizëm të madh.

Gjatë javës ishte i disponuar dhe i bindur, me 4 shtator po e realizon manifestimin e madh në “Sheshi” Skënderbeu në Prishtinë, për t’i nderuar emrat e mëdhenj të boksit, të gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës! Por nuk ndodhi kjo, jo me fajin tënd!

 “Takim sportiv kulturor, ta nderojmë njëri –tjetrin”, papritur të dështoi.

Nuk iu dha leja Zizit, arsyetimi: Koha e pandemisë dhe e rrezikut të lartë nga Covid 19.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e di çka ka me mu. Nuk është hera e parë që po ma bën këtë. Shkova të takoj në zyre, e prita 40 minuta deri ka ardh, kur erdh me tha: Shko fol me dikë tjetër në zyre, se nuk po kam kohë. Marre bre!”, kështu u anku dje Salihu.  

Eu Aziz Salihu eu, poshtë ka ra katundi! I shkove në zyre edhe nuk ka pasur kohë as pesë minuta për ty si Sportist i Shekullit.

Zizi, të këshillojë që të tërhiqesh një herë e përgjithmonë nga organizimi i aktiviteteve sportive, të tërhiqesh nga të gjitha veprimtaritë sportive, të largohesh si një legjendë sepse ju jeni emër i madh i boksit botëror.  

Jetoje jetën tuaj të qetë me familjen, mos e lejo veten të lëshohesh me njerëz që nuk dinë me të vlerësuar si një olimpik. Është koha që të qëndrosh i qetë, e ke pensionin dhe më e mira prej të mirës është që ta bësh jetën e një olimpikut, e një emrit të madh sportivë. Më e mira e të mirës, merre shembullin e Mehmet Bogujevcit, që nuk merret me askënd, vetëm me jetën e tij. Ndiqe rrugën e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat