White: Masvidal ka kërkuar vetë që ta mbrojë titullin ndaj Diaz

Boksi

White: Masvidal ka kërkuar vetë që ta mbrojë titullin ndaj Diaz

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:41
White: Masvidal ka kërkuar vetë që ta mbrojë titullin ndaj Diaz

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Jorge Masvidal do të mbrojë titullin BMF (baddest motherfu*ker belt) ndaj Nate Diaz. Kjo sfidë do të zhvillohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2021-shit.

Në përballjen e parë mes tyre (nëntor 2019), Masvidal fitoi me “KO teknik” (ndalje të sfidës nga mjekët) para se të niste raundi i katërt. “Masvidal ka kërkuar vetë që ta mbrojë titullin ndaj Diaz”, tha Dana White.

“Ata janë dy sportistët e parë që dueluan për këtë titull.

Ndaj e meritojnë të sfidojnë sërish njëri-tjetrin. Kështu funksionojnë gjërat”, tha numri 1 i arteve marciale mikse. Pritet që marrëveshja të arrihet ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat