Shpërthen McGregor, reagon ndaj abuzim seksual

Boksi

Shpërthen McGregor, reagon ndaj abuzim seksual

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:12
Shpërthen McGregor, reagon ndaj abuzim seksual

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor, ka reaguar për herë të parë pas akuzave për ngacmim seksual, gjatë pushimeve që ishte duke kaluar javën e kaluar në Korsikë, ku dhe u arrestua. Për momentin McGregor nuk është i ndaluar nga policia dhe ndaj tij nuk është ngritur ende asnjë akuzë, por ikona e UFC-së shprehet i lodhur nga gjithë këto thashetheme që ngrihen kundër figurës së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, McGregor shkruan: “Unë kurrë nuk do ta vras veten, pavarësisht se shumë njerëz e dëshirojnë këtë gjë. E vërteta do të më lërë gjithnjë të lirë. Qofshin pretendime nga më të ndryshmet karshi meje, ju emërtojini ato si të doni, unë kurrë nuk do të përulem karshi atyre akuzave. E vërteta mbetet e tillë dhe më jep krahë. Unë e njoh karakterin tim”.

“Zoti e bekoftë ADN-në. Zoti e bekoftë Cctv. Zoti e bekoftë dëshmitarin okular. Zoti bekoftë të vërtetën. E vërteta është fuqia. Jam i lirë. Askujt nuk do t’i jepet asnjë qindarkë nga unë nëse më vjen me gënjeshtra të mbrapshta. As tani, as kurrë. Do të luftoj. Unë sapo e kam nisur betejën time.

Do të shihni për të gjitha këto incidente të së shkuarës. Ato nuk do të harrohen. Unë nuk do të lejoj që këta njerëz thjesht të më akuzojnë dhe pastaj të zhduken në errësirë ​​për të provuar të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër. Në asnjë mënyrë”, ka qenë komenti i McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat