Ndihmohen dy klube të boksit të Kosovës

Boksi

Ndihmohen dy klube të boksit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:31
Shefki Bogujevci, trajner në KB Fushë Kosova

Federata e Boksit të Kosovës, përmes zëdhënësit të saj, Latif Demolli, konfirmon se dy klube janë ndihmuar nga një bashkëatdhetarë zemër mirë.

“Bashkëatdhetari dhe trajneri i boksit në diasporë i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe dëshiron të mbetet anonim ndihmoi dy klube të boksit KB Fushë Kosova dhe klubin e ri Dardanët.

Ai i ka ndihmuar me rekuizita sportive të boksit.

Image

Marigona Beadini, trajnere në KB Dardanët

Kjo nuk është hera e parë që ndihmon klubet dhe premton se çdo vit do ta ndihmoj nga një klub të boksit në Kosovë”, njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat