Bajram Hashani - gjyqtar në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Bajram Hashani - gjyqtar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:30
Bajram Hashani - gjyqtar në Gjeneratën e Republikës

Si çdo sport tjetër edhe boksi u ballafaqua me kërcënime më të rënda nga pushtuesi serb në vitet e 90-ta.
Sportistët shqiptarë i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe me të Serbisë dhe formuan Kampionatin e Pavarur të Republikës së Kosovës në verën e vitit 1991 (gusht-shtator).

Bajram Hashani i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai me sukses kishte ndarë drejtësinë në vite më të vështira, kur boksi u organizua në vende të ndryshme, në salla të improvizuara dhe në qiell të hapur.

Ai së bashku mijëra sportistë i rezistuan fuqishëm agresorit serb.
Hashani sot është krenar për kontributin që ka dhënë në kohërat më të vështira, për të mbajtur gjallën boksin dhe sportin në përgjithësi të Republikës së Kosovës. 

Hashani ka qenë prej boksierëve më të mirë të gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, pesë herë kampionë i ish Jugosllavisë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat