Kërkon 600 milionë dollarë për të dueluar

Boksi

Kërkon 600 milionë dollarë për të dueluar

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 13:01
Kërkon 600 milionë dollarë për të dueluar

Boksieri amerikan Floyd Mayweather është shprehur sot se është gati të rikthehet në ring. Ai kërkon 300 milionë dollarë për të zhvilluar një sfidë të dytë me irlandezit Conor McGregor ose 600 milionë dollarë për të dueluar edhe ndaj rusit Khabib Nurmagomedov.

Nëse Floyd dëshiron të duelojë ndaj McGregor duhet të nxitojë, pasi irlandezi është drejt finalizimit të një marrëveshje me Manny Pacquiao për vitin 2021.  Mayweather dhe McGregor kanë dueluar një herë mes tyre, në verën e vitit 2017, me amerikanin që fitoi me “KO teknik”.

Në rast se dështon kjo sfidë e dytë me McGregor, boksieri amerikan ka një mundësi tjetër për t’u rikthyer në ring: Të përballet me Khabib. Gjithsesi, në të dyja rastet boksieri 43-vjeçar kërkon 300 milionë dollarë të garantuara.

Mayweather tha se është në formë: “A mund t’i fitoj lehtësisht 300 milionë dollarë ndaj McGregor? Sigurisht nëse ai pranon, do ta mund njësoj si herën e parë. Do të bëjmë bisnes me Dana White, është i zoti. E njoh prej 24 vitesh, por vitin tjetër ne të dy do të bëjmë bisnes së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat