Kosova në Zagreb

Boksi

Kosova në Zagreb

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:42
Kosova në Zagreb

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “Grand Prix” në boks, që mbahet në Zagreb të Kroacisë, 7 – 11 tetor.  

Kosova përfaqësohet me boksierët 60 kg Donjeta Sadiku, 81 kg Besart Pireva, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari nderkombëtar Latif Demolli.

“Nikoqiri ka njoftuar se ky do te jete njeri ndër turnetë më të mëdha për vitin 2020 dhe ka cekur disa prej shteteve pjesëmarrësve më të fuqishme në boks.

Midis fuqive të boksit janë Rusia, Ukraina, Franca, Italia, Kazakistani, Suedia, Polonia dhe Kroacia nikoqire po planifikojnë të dërgojnë delegacione të forta në këtë ngjarje. Kazakistani, Kongo DR, Kili dhe Bahreini janë katër vendet që po planifikojnë të marrin pjesë në Çmimin e Madh të Zagrebit nga jashtë kontinentit Evropian. Kongo dhe Kili kanë boksierë me bazë në Evropë dhe pjesëmarrja e tyre është më e lehtë në këtë ngjarje”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat