I tërhequr por...

Boksi

I tërhequr por...

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:28
I tërhequr por...

I tërhequr nga sporti që në vitin 2017, kanadezi Georges St-Pierre mbetet një nga ikonat e këtij sporti, me 26 fitore e 2 humbje në kafaz. Prej kohësh përflitet se ai mund të rikthehet në kafaz, për një sfidë të madhe, gjë e cila e intrigon edhe vetë 39-vjeçarin.

St-Pierre ka qenë kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, në peshën “welter” dhe atë të mesme. Gjithsesi, sfida që ai do të zhvillojë në rast se vendos të duelojë sërish do të jetë ndaj rusit Khabib Nurmagomedov, kampionit aktual të botës në peshën e lehtë.

Duke folur për ESPN, St-Pierre tha: “Nëse rikthehem, kjo do të jetë vetëm për një duel. Dhe unë do të dueloj ndaj “peshkut” më të madh. Dhe më i miri aktualisht është Khabib. Si luftëtar, kjo duket si sfidë shumë emocionuese, pasi është një luftëtar i pamposhtur”.

“Duket sikur ai ka kurorën e pathyeshmërisë, ndaj kjo kthehet edhe në një frikë për mua”, tha Georges St-Pierre, që duhet të zbresë në peshë për të dueluar ndaj Khabib Nurmagomedov. Gjithsesi, UFC nuk e do kanadezin për një duel, siç ndodhi herën e fundit, kur u shpall kampion bote në peshën e mesme dhe më pas u tërhoq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat