Dështon Wilder

Boksi

Dështon Wilder

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:31
Dështon Wilder

Bob Arumi, menaxher dhe promotor i boksierit britanik Tyson Fury ka konfirmuar se triologjia me Deontay Wilderin e planifikuar për këtë vit ka dështuar.

Ai konfirmoi se Fury, do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC), më 5 dhjetor.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, në “shtëpinë” e Furyt.

Tashmë që sfida e tretë ndaj Wilderit dështoi, Arumi është në kërkim të një rivali për kampionin e botës dhe ai që do të ngjitet në ring ndaj Furyt duhet të jetë në “top-15” më të mirët e kategorisë ËBC.

Sipas menaxherit, 5 janë kandidatët më të kuotuar për t’u ndeshur ndaj Furyt: Oscar Rivas, Agit Kabayel, Michael Hunter, Charles Martin dhe Efe Ajagba.

“Ne kishim një marrëveshje me Wilderin, që dueli i tretë me Furyn duhej të konfirmohej brenda 15 tetorit dhe zhvillohej brenda 19 dhjetorit”, tha Arumi.

“Tani Fury është i lirë të zgjedhë një rival të ri dhe vitin tjetër të duelojë ndaj Anthony Joshua apo ndaj Pulev. Ndaj kujtdo që ka dëshirë. Tashmë nuk është më i lidhur me Ëilder. Rivali i dhjetorit do të jetë në “top-15” boksierët më të mirë. Do të ekzaminojmë listën dhe do të vendosim”, theksoi Arumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat