Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Boksi

Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:18
Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në finale e madhe të turneut ndërkombëtar “Balkan” që po mbahet  në Sofje.

"Sadiku mundi boksieren e Bullgarisë Mehmedova Aslahan dhe u kualifikua në finale që zhvillohen nesër me 24 tetor dhe kundërshtare do të këtë kampionen e botës nga Brazili, Ferreira Beatriz e cila në ranglisten e federates botërore AIBA i prinë listës dhe është numer 1 (një).

Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe besojmë dhe shpresojmë se do ta kalojë edhe këtë sfidë nesër në finale dhe do të stoliset me medalje të artë.

Po ashtu në finale drejtësinë do të ndajë dhe gjyqtari nderkombëtar (AIBA) Latif Demolli", njofton Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat