Emocionuese çfarë publikon Haxhi Krasniqi: Atëherë u shkatërrua bota për mua...

Boksi

Emocionuese çfarë publikon Haxhi Krasniqi: Atëherë u shkatërrua bota për mua...

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 12:08
Emocionuese çfarë publikon Haxhi Krasniqi: Atëherë u shkatërrua bota për mua...

Kampioni i botës në versionin WBA / IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, boksieri Haxhi Krasniqi, ka publikuar një letër të hapur dhe emocionuese. 

“Si fëmijë 11-vjeçar, më duhej në vitin 1998 ta braktisi shtëpinë time në Kosovë, sepse ushtria dhe policia serbe ishin duke shkatërruar çdo gjë, duke vrarë e masakruar popullin e pafajshëm shqiptar, ndër të tjerë edhe Nëna e fëmijë, burra e gra të rinj e të moshuar. Atëherë u shkatërrua bota për mua, kisha frikë për vetën time, për familjen time, për shoqërinë dhe të afërmit e mi.

Për fat arrita unë me familjen time të strehohemi në Shqipëri, nga Juniku janë vetëm pak kilometra deri në Shqipëri, por rrethanat e luftës na e vështirësuan rrugën, e ndjeja sikur të ishim duke e braktisur kontinentin, e ndjeja sikur nuk kishte më të mbijetuar, sikur nuk kishte më jetë në vendin tim.

Image

Kemi qëndruar 13 muaj në Tiranë. E keqja e madhe që populli shqiptar është i ndarë në 5 shtete në Ballkan, në atë kohë ishte një e mirë e vogël, sepse në Tiranë ne ishim refugjatë të vendin tonë dhe njerëzit atje na kanë pritur shumë zemër dhe kanë bërë çmos që ne ta përballojmë dhimbjen disi.

Image

Por ishte gjithsesi e vështirë të jetoje me pa dijeni se çka po ndodhë me njerëzit dhe në shtëpitë tona në Kosovë.

Image

Shpresa e vetme që unë e kisha si fëmijë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemtë e vajzat që shkuan nga shkolla, nga universitete e madje u rikthyen nga Diaspora vetëm e vetëm për të mbrojtur vendin e tyre. Por unë isha shumë i ri dhe nuk kisha mundësi të tjera, vetëm të shpresoja që lufta të mbaron sa më shpejt.

Image

Shpëtimi përfundimtar ishte NATO në krye me ushtrinë Gjermane e Amerikane! Kur NATO hyri në Kosovë dhe i dëboj forcat serbe, përfundimisht erdhi paqja për ne. Ushtarët e NATO-s u bënë Heronj e mi të ri, në ata e shihnim lirinë, ata i pritëm me plot gëzim, jeta filloj të rikthehet në vendin tonë.

Image

Ndërkohë për mua filloj një jetë e re, doja disi të tregoja vetën edhe unë dhe kështu erdhi puna që unë ti drejtohem sportit. Të bëhesh i suksesshëm në sport ishte e vështirë në Kosovë edhe në vitet e para pas luftës, prandaj në vitin 2004 e mora rrugën për në Gjermani.

Image

Kjo është historia ime në pika të shkurta, është me rëndësi për mua ta ndaj këtë histori me ju, sepse qindra mijëra njerëz në Kosovë i kishin vështirësitë e njëjta si unë. Dëshiroj të gjithëve të ju jap guxim që me sportin e tyre, me profesionin dhe pasionin e tyre mos të ndalen kurrë së besuari në arritshmërinë e ëndrrave të tyre.

Image

Për mundësitë që më janë dhënë mua në sport këtu në Gjermani, sidomos në Bayern dhe Sachsen-Anhalt i jam Gjermanisë përjetësisht falënderues. Unë kam ardhur si 17-vjeçar këtu dhe tani 16 vite më votë u bëra Kampion i Botës në Boks, falë shtetit gjerman.

Image

Pasi e fitova titullin e botës me 10 Tetor 2020 kam pranuar Urime nga e mbar bota dhe për këtë dua të JU falënderoj të gjithëve, është një ndjenjë shumë e mirë të respektohesh në këtë mënyrë.

Image

Unë jam Kampioni i parë i Botës sikur për Kosovën e Shqipërinë ashtu edhe për Bavarinë ku jetoj tani e 16 vite dhe kjo më bënë shumë të lumtur. Javën e kaluar i kam vizituar shumë institucione në Kosovë dhe Shqipëri, më ftuan të gjithë për të më ndërruar, andaj kjo më ka prekur mua shumë pozitivisht.

Image

Çast pas çasti më riktheheshin ato kujtimet e luftës, sidomos kur në Tiranë e pranova "Çelësin e Qytetit" nga Kryebashkiaku i Tiranës u emocionova shumë sepse vite më parë jetoja si një refugjatë i pa shpresë në Tiranë e tani u riktheva si Kampion Bote. Ndërsa gjatë përkujtimeve pranë varrezave të Familjes Jashari unë përjetova krenari por edhe emocione jashtëzakonisht të përzemërta, mezi i ndala lotët para atyre që flijuan jetën për lirinë e vendit tonë.

Image

Ndërkohë kam pranuar Urime edhe nga institucionet Gjermane, ndër ata ishte edhe Kryebashkiaku i qytetit ku unë jetoj, Gersthofen, si dhe nga zëvendësi i presidentit të Parlamentit të Bavarisë e shumë e shumë të tjerë. Letra e Zëvendësit të Parlamentit të Bavarsisë madje ishte shumë emocionale për mua, një nder i madh për mua.

Image

Herën e ardhshme kur do e vizitoj Kosovën, do e vizitoj Ushtrinë Gjermane në Prizren, ata djem e ato vajza jan duke e bërë një punë të shkëlqyeshme në Kosovë tani mbi 20 vite dhe për këtë dua të ju falënderohem personalisht.

Image

Për momentin po e ndjej vetën të detyruar të ju falënderoj ju të gjithëve, një nga një, personalisht, por kjo nuk është e mundur prandaj dëshiroj të ju them edhe një herë FALEMINDERIT! I juaji Robin Haxhi Krasniqi”, shkruan në letrën e hapur Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat