Povetkin del nga spitali

Boksi

Povetkin del nga spitali

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 13:14
Povetkin del nga spitali

Boksieri rus Alexander Povetkin ka dalë nga spitali pas infektimit me Covid-19. Infektim që solli anullimin e revanshit mes tij dhe britanikut Dillian Whyte, sfidë e parashikuar të zhvillohej në fund të këtij muaji në Londër.

Gjithsesi, dy boksierët kanë rënë dakord që revanshi i vlefshëm për titullin e përkohshëm në kategorinë WBC të zhvillohet më 30 janar, sërish në Britaninë e Madhe.

Dy boksierët dueluan më herët këtë vit, më 22 gusht, me Povetkin që fitoi me “KO” në raundin e pestë.

Povetkin (36 fitore, 2 humbje e 1 barazim) do të qëndrojë deri në fund të këtij muaji në shtëpi, në një karantinë të dytë pas infekjtimit dhe pritet që të nisë në dhjetor përgatitjet për duelin e 30 janarit ndaj Whyte (27 fitore, 2 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat