Federata e boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor.
Deri me tani konfirmimin e kanë bërë 6 shtete: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali I Zi, Shqipëria, Belgjika. Por dje selektori i Belgjikës na lajmëroi se nuk do të marrin pjesë për shkak se 3 boksier te ekipit kane dalë pozitiv me virusin korona dhe janë mbyllur ne karantine.
Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare Turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën e sporteve “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë, ku i plotëson te gjitha kushtet e kerkuara nga federata botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare të madhe ndërkombëtare që është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Gyqtarë
1. Aliriza Rexhepi Kos.
2. Baftjar Abazaj – Shqipëri
3. Bullgari
4. Agim Shala
5. Agim Tahiraj
6. Safet Syla
7. Fadil Bekteshi
8. Visar Ibrahimi
9. Granit Qorri
10. Marigona Beadini
Delegat: Sylejman Voca,Nadir Shllaku
Mjeku Kujdestar: Agron Kamberi
Moderator : Artan Muhaxhiri.