Florian Marku ka zyrtarizuar një meç të ri, ja me kë

Boksi

Florian Marku ka zyrtarizuar një meç të ri, ja me kë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Florian Marku ka zyrtarizuar një meç të ri, ja me kë

Florian Marku dhe Rylan Charlton do të ballafaqohen mes vete në mbrëmjen e meçit kryesor mes David Avanesyan dhe Josh Kelly më 30 janar në një arenë që pritet të konfirmohet.

Dueli do të transmetohet direkt në Sky Sports.

Marku, me bilanc prej 7 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, 5 duele të mbyllura me nokaut, do të kërkojë kthimin tek fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Jamie Steëart, edhe pse e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e dytë.

“Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Me 30 Janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve.

Faleminderit te gjithëve Per  mbështetjen”, shkroi Marku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat