A mashtruan Mike Tyson dhe Roy Jones Jr në meçin mes tyre? Konfirmohen testet anti-doping për dy legjendat

Boksi

A mashtruan Mike Tyson dhe Roy Jones Jr në meçin mes tyre? Konfirmohen testet anti-doping për dy legjendat

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:03
Mike Tyson dhe Roy Jones

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr dhuruan spektakël në përballjen e tyre që e zhvilluan muajin e kaluar në Los Angeles.

Dyshja u rikthyen në ring për të zhvilluar duelin që u dedikua për bamirësi, mirëpo fansat ishin të kënaqur nga ajo çfarë panë.

Por, nga ai takim, kishte dyshime se dy legjenda e boksit mund të kenë përdorur substanca të palejuara në këtë sport, e që u bënë testet.

Image

 

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr, kanë kaluar testet për anti-doping, të bëra nga komisioni i boksit, e që ishte kërkesë e dy boksierëve.

Por, aty është përjashtuar edhe tymosja e kanabisit, derisa Iron Mike e ka pranuar se ai nuk mund të qëndrojë pa tymosur.

“Dëgjoni, nuk mund të qëndrojë pa tymosur”, ka thënë ish-kampioni i botës para mediave.

“Kam tymosur gjatë meçeve. Më duhet të tymosë. Jam një konsumues i kësaj cigareje (e përbërë nga kanabisi)”.

“Unë pi cigare çdo ditë. Nuk kam ndaluar asnjëherë si tymosuri”, ka shtuar më tej Tyson.

Tyson kishte bërë mjaftueshëm që të shpallej kampion, mirëpo për shkak të rregullave të caktuara para meçit, aty doli vetëm barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat