Joshua: Të dy janë boksierë të fortë për mua

Boksi

Joshua: Të dy janë boksierë të fortë për mua

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:13
Joshua: Të dy janë boksierë të fortë për mua

Teksa e gjithë bota pret me padurim përballjen e madhe të peshës së rëndë në boks mes dy boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury, një pengesë që vjen nga Lindja dhe që quhet Oleksandr Usyk rrezikon të vërë në dilemë këtë përballje.

Ukrainasi është mandatuar nga WBO për të dueluar me Joshua, që duket se ka kohë që negocion me Usyk.

Duke folur për “Daily Mail”, Joshua tha: “Unë besoj se Usyk do të jetë i arsyeshëm dhe do të hapë krahun, në mënyrë që gjatë vitit 2021 të zhvilloj dy duelet e planifikuara me Tyson Fury.

Unë pres që ai të jetë i përgjegjshëm dhe të kuptojë rëndësinë që ka kjo përballje mes meje dhe Fury.

Të dy janë boksierë të fortë për mua, por sfida me Fury ka një tjetër rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat