Muharrem Gjocaj me fjalë të mëdha për Zefin

Boksi

Muharrem Gjocaj me fjalë të mëdha për Zefin

Nga: K.G. Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:26
Muharrem Gjocaj me fjalë të mëdha për Zefin

Ish boksieri i mirënjohur i gjeneratës së artët ë Prishtinës, Muharrem Gjocaj, ndryshe promotor i boksit, ka fjalë të mëdha për boksierin e talentuar Edmond Zefi.

“Talenti i ri Edmond Zefi nuk ka të ndalur. Pas meçit që u mbajt në Pejë vitin qe lam pas ku mori titullin e internacional UBF Edmondi do të përballet sërish me 27 shkurt të vitit 2021 kundër boksierit Fiko Oszkar nga Hungaria, meç i cili do të zhvillohet në Çeki.

Edmondi është në përgatitje maksimale që të përballet me kundërshtarin e tij ku besoj që edhe kësaj radhe Edmondi do të na tregoj një meç ashtu si ai na prezanton çdoherë edhe pse kundërshtari hungarez është një boksier me përvojë të madhe.

Ne i urojmë Edmondit që sukseset e tij mos të ndalen asnjëherë sepse një talent i tillë meriton që të arrij majet e suksesit”, ka shkruar Gjocaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat