Khabib befason

Boksi

Khabib befason

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:20
Khabib befason

Kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, 29 fitore e 0 humbje në kafaz, ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij.

Pasi ka hedhur poshtë çdo mundësi për të dueluar ndaj Conor McGregor dhe Tony Ferguson, rusi u shpreh se ka një emër që e motivon për t’u rikthyer në kafaz.

“Emri i Georges st-Pierre vërtet më motivon, pasi është një legjendë. Emri i tij me tërheq dhe ngacmon, por gjithçka është e mbyllur. Ai është 40 vjeç. Le ta lëmë mënjanë në jetën e tij si ish-kampion i tërhequr. Jam i sigurt se edhe unë i pëlqej shumë atij si qënie njerëzore”, tha Khabib.

“Georges është padyshim përfaqësuesi më i denjë i arteve marciale mikse.

Por mendoj se është më mirë të thonë se janë GSP (Georges st-Pierre) dhe Khabib dy emra ikonë”, tha Khabib Nurmagomedov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat