Nokautohet për 15 sekonda, ja si bie në tokë!

Boksi

Nokautohet për 15 sekonda, ja si bie në tokë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:35
Nokautohet për 15 sekonda, ja si bie në tokë!

Kroati Marko Milun humbi nga boksieri turk Mehmetcan Isik në çerekfinale të turneut ”Strandja” në Sofje. 

"Marko Milun (24 vjeç) zbuloi disa ditë më parë se ai do të jetë i vetmi që mund ta përfaqësojë Kroacinë në kategorinë super të rëndë në Lojërat Olimpike në Tokio, pasi që turneu kualifikues botëror që do të zhvillohej në Paris u anulua për shkak të pandemisë. 

Në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Strandja” në Sofje të Bullgarisë, ai humbi nga Mehmetcan Isik në fillim të raundit të parë", shkruan media kroate "24 sata".

Milun e filloi ndeshjen në mënyrë më aktive por i la hapësirë turkut për të djathtën e tij. Ai rrëzoi e boksierin kroat në tokë me goditje të fortë. Turku e nokautoi për 15 sekonda kroatin.

Megjithëse Milun u ngrit shpejt pas numërimit të gjyqtarit, por nuk lejoi që meçi të vazhdonte. Në fund, boksieri i zemëruar kroat nuk donte as ta përshëndeste Isikun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat