Zaplluzhani: Prizreni përgatitet për tri gara ndërkombëtare

Boksi

Zaplluzhani: Prizreni përgatitet për tri gara ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 13:32
Votim Zaplluzhani

Disa klube i kanë kushtet më të mira e disa më të vështira, por secila mundohet me takatin e vet që të punojë dhe të rrisë nivelin e boksit. 

Klubi i boksit Prizrenit po bën një punë të madhe në zbulimin dhe formimin e talenteve rinj dhe me synime që një ditë të dominojnë edhe boksin në Kosovës. 

Trajneri i KBO Prizrenit, Votim Zaplluzhani, flet për kushtet, sukseset dhe sa është i kënaqur në përgjithësi. 

Image

“Unë jam shumë i kënaqur me punën që e bëjmë në klub si trajner dhe si kryesi që jemi të kompletuar në kuadër të federatës.

Prej vitit 2014 kemi qenë si klub më i suksesshëm në rajon por kur nuk jemi shpërblyer për punën që bëjnë me boksier.

Nga ana e kushteve si klub jemi të dalluar në Kosovë fal kryesisë dhe kryetarit Ruzhdi Rexha, që është menaxher i mirë për mjetet ndaj klubit tonë. 

Duke iu falënderuar kryesisë dhe anëtarëve të bordit të klubit në vitin 2021 do të marrim pjesë në tre gara ndërkombëtare si në Francë, në Gjermani dhe Austri, po ashtë edhe falë disa donatorëve që na mundësojnë shkuarjen në këto turne si klub së shpejti.

Edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Inese Demiri do ta vizitoj klubin e boksit Prizreni, e cila ka shpreh kënaqësinë t’i sheh për së afërmi nxënësit dhe vajzat e klubit prizrenas. Inese dhe Teuta Demiri, i falënderojmë përzemërsisht në emrin e KBO Prizreni. 


Në vitin 2020 jemi kampion me 6 medalje të arta, një të argjendtë në vitin 2018, 2 medalje të bronzta të garat evropiane me vajzat e klubit Tonanamaria Koni e Iirie Mazreku”, thotë Zaplluzhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat