Dueli Fury – Joshua, afër zyrtarizimit

Boksi

Dueli Fury – Joshua, afër zyrtarizimit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:01
Fury – Joshua

Anthony Joshua ka bërë si një konfirmim se përballja për titullin kampion të padiskutuar me Tyson Furyn në peshat e rënda do të zhvillohet në muajin qershor.

Dyshja ka kohë që janë në bisedime për të zhvilluar meçin më të mëdha në histori të boksit, aty ku në pyetje janë titujt si WBC, WBA, WBO, IBF. Një datë zyrtare dhe vendi ku do të zhvillohet dueli ende nuk janë konfirmuar, mirëpo muaji qershor tashmë është i ditur.

“Në qershor do të jetë data. Më besoni. Për fansat, për njerëzit që e kanë pritur me muaj me radhë. Thirrje edhe për Furyn dhe ekipin e tij, gjithashtu, takime të uritura, kjo është ajo që ne jemi”, ka thënë Joshua.

“Mbretëria e Bashkuar ngrihu në këmbë. Dhe në botë ne po e sjellim atë. Mezi po pres. E padiskutueshme”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Fury do ta injorojë totalisht Deontay Wilderin për trilogjinë dhe do të ketë fokusin tek AJ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat