Kjo vajzë ka një mesazh të fortë: 98 pë qind e burrave në botë nuk mund të më rrahin mua

Boksi

Kjo vajzë ka një mesazh të fortë: 98 pë qind e burrave në botë nuk mund të më rrahin mua

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:38
Claressa Shields

Claressa Shields e ka krahasuar veten me legjendën Mohammad Ali dhe pretendon se 98 për qind e burrave në botë nuk mund ta rrahin atë.

Shields është futur në historinë e boksin tashmë dhe e synon një arritje tjetër të madhe në karrierën e vet duke u shpallur kampione e padiktueshme e botës edhe në një divizion tjetër, kur të takohet të premten me Marie-Eve Dicaire në luftën për çdo brez në kategorinë super welterweight (72 kg).

Ajo u bë boksierja e parë amerikane (burrë apo grua) që fiton medalje të arta në disa Lojëra Olimpike radhazi dhe pastaj e theu rekordin si e vetmja boksiere që shpallet kampione në tri kategori të ndryshme në më së paku luftëra profesionale.

Image

Sheilds e quan veten si boksieren më të mirë të të gjitha kohëve.

“Unë nuk bëj boks për qejf. Nuk është punë qejfi. Është karriera ime dhe ndiej se njerëzit më nënvlerësojnë mua kur flas për atë sesa e madhe jam unë”, tha Shields.

“Sikur të mos tregoja sesa e madhe jam, askush në këtë dhomë nuk do të më kishte quajtur mua madhështore, sepse nuk e pranojnë. Vetëm të mëdhenjtë e dinë që janë të mëdhenj”, shtoi ajo.

“Sikur Muhammad Ali. Askush nuk e quajti atë më i miri i të gjitha kohëve. Ata në fakt e quajtën atë ‘Louisville Lip’ sepse fliste shumë. Nëse ai nuk do të kishte thënë se ishte më i miri i të gjitha kohëve, askush nuk do ta kishte konsideruar si më të mirin. Nuk ka rëndësi si çfarë boksierësh do të ketë në të ardhmen, askush nuk mund të jetë para Muhammad Ali. Kështu ndihem unë për veten time”, nënvizoi ajo.

Shields më pas theksoi: “Muhammad Ali është i pari, Claressa Shields është e dyta. Unë jam boksierja më e mirë e të gjitha kohëve dhe 98 për qind e burrave në botë nuk mund të më rrahin mua”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat