Xhevat Xhemajli - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Xhevat Xhemajli - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:18
Xhevat Xhemajli - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Kohërat të rënda në vitet e 90-ta (1991-199), jeta e secilit shqiptar ishte e rrezikuar në çdo sekondë nga agresori serb. 

Sporti mbijetoi ashtu si mundi në vitet e 90-ta, falë donatorëve, trajnerëve, sportistëve të disiplinave të ndryshme, gjyqtarëve, veprimtarëve sportivë, ata që i lëshuan fushat pjellore në fushat sportive etj.

Xhevat Xhemajli i takon Gjeneratës së Republikës     

Njeriu që punoi pa hile, kontriboi në kohërat më të vështira dhe ishte i gatshëm të sakrifikoi gjithçka për boksin dhe sportin e Republikës së Kosovës.

Xhemajii punoi pandërprerë me një numër të madh të veprimtarëve dhe të boksierëve, duke e mbajtur gjallë sportin me më traditë në vendin tonë. 

Si çdo sportist tjetër, edhe Xhevati ishte halë në sy për regjimin e Serbisë. 

Xhevati fare nuk brengosej por ishte i vendosur deri në pikën e fundit, që me mijëra sportistë të punojnë me gjeneratat e ndryshme, të zhvillojnë Kampionatin e Kosovës dhe në anën tjetër e kundërshtuan fuqishëm politiken kriminale të regjimit serb. 

Ai sot ndihet krenar që i takoi atij brezit të sakrificës dhe ia dolën me sukses, duke prodhuar boksierë në vitet më të rënda. Xhevat Xhemajli ishte krah i fortë i boksit në periudhën me të rëndë dhe në përgjithësi të sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat