Ka shumë palë e njerëz nga ana e Furyt

Boksi

Ka shumë palë e njerëz nga ana e Furyt

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:40
Ka shumë palë e njerëz nga ana e Furyt

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, u shpreh se është në pritje që Tyson Fury dhe stafi i tij të firmosin kontratën.

Bëhet fjalë për një përballje të madhe në ring mes dy boksierëve britanikë, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Sipas Hearn, kontrata i është dërguar Fury e stafit të tij, që duket se duhet të bashkojë të gjithë përsonat përreth tij për t’u marrë firmën. Ai tha se Fury duhet të marrë firmat e kompanive “Top Rank” e “Queensbury”, kompanisë së tij të menaxhimit dhe në fund edhe vetë boksieri duhet të hedhë firmën.

Për sa i përket Joshua, në këtë kontratë do të hedhin firmat kompania “Matchroom Boxing”, kompania e vetë boksierit dhe në fund do të hedhë firmën edhe vetë kampioni i botës.

“Ne po presim që të gjitha këto palë të hedhin firmën. Ka shumë palë e njerëz nga ana e Fury që duhet të firmosin. Ndërsa në anën tonë janë më pak faktorë. Ky proces po zgjat pak më shumë se sa parashikonim. Të shohim se çfarë do të ndodhë në 48 orët e ardhshme”, tha Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat