Majanci apo ish boksieri i gjeneratës së artë, në bord të federatës 

Boksi

Majanci apo ish boksieri i gjeneratës së artë, në bord të federatës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:30
Majanci apo ish boksieri i gjeneratës së artë, në bord të federatës 

Bordi i ri i Federatës së Boksit të Kosovës, tani e tutje do të frymojë më ndryshe sepse anëtar i ri është edhe Afrim Majanci, ish boksier i shquar i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe gjashtë nënkampion.

Majanci si gjithmonë është zëri i fuqishëm i boksit, por tani është brenda kalasë dhe do të jetë edhe më i fuqishëm dhe do t’i luftojë padrejtësitë por edhe do t’i përkrah projektet e mira. 

Jo vetëm Majanci, brenda kalasë është edhe një emër tjetër i spikatur, Agim Latifi, nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës. 

Ndryshe tani do të jetë bordi i FBOXK-së, me disa emra të mëdhenj dhe që do të punojnë vetëm për rritjen e rejtingut të këtij sporti.

Majanci ka dhënë fjalën se do të punoj vetëm për interes të boksit, për rritje të niveli dhe ta kthejnë namin ashtu si i ka hije këtij sporti.

Majanci është edhe trajner i gjeneratës së sakrificës në kohën e okupimit (1991-1999), që i doli përballë agresorit serb dhe e sfidoi deri në pikën e fundit. Njeriu i artë në vendin e duhur dhe që ia rrit prestigjin boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat