Fury i dërgon mesazh Joshuas

Boksi

Fury i dërgon mesazh Joshuas

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:56
Fury i dërgon mesazh Joshuas

Pak orë pas lajmit se dy boksierët kampionë bote në peshën e rëndë kanë firmosur marrëveshjen për të zhvilluar dy duele gjatë vitit 2021, Tyson Fury ka nisur “sfidën”, duke paralajmëruar rivalin Anthony Joshua.

Fury, që mban titullin e kategorisë WBC, 30 fitore, 0 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, u shpreh se askush nuk mund ta mposhtë atë. Ai e ka krahasuar vetem me një luftëtar bionik, si ata të filmave me aksion.

“Kam 13 vjet që kërkoj të pushtoj botën. Gjithnjë kam qenë në kërkim të sfidave. Gjithnjë kërkoj një person që të më mposhtë në ring, por askush nuk ia ka dalë mbanë”, u shpreh Tyson Fury.

“Përgjigjja është e thjeshtë. Nuk ka një person që mund të më mposhtë në ring. Unë jam si një ushtar bionik, që nuk mund ta mposhtësh dot. Kështu do të jetë edhe pas duelit me Joshua”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat