Ja si duket Xhevdet Peci sipas punimit të Halit Nezajt

Boksi

Ja si duket Xhevdet Peci sipas punimit të Halit Nezajt

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:00
Xhevdet Peci kur ishte i ri

Halit Nezaj po e përdorë teknologjinë e artit modern dhe çdo ditë po paraqet figura të njohura sportive, të kulturës, të politikës dhe dëshmorët e lirisë.   

Si duket legjenda e boksit Xhevdet Peci në punimin e artit modern sipas Nezajt?

“Xhevdet Peci u lind me 17 prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Me boks filloi të merret si 16 - vjeçar në klubin e boksit “Akumulatori” të Mitrovicës.

Image

Punimi i Nezajt me teknologjinë e tij

Peci apo babai i boksit, ia solli pesë tituj Prishtinës në ligën më të fortë në botë në atëkohë, në ish Jugosllavi në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale

(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore.
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999 – deri me sot ) – kryetar e këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit”, shkruan Nezaj, ambasador sportiv, këshilltari sportiv, menaxheri i mediave dhe marketingut të sportistëve shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat