Refuzon 25 milion

Boksi

Refuzon 25 milion

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:31
Refuzon 25 milion

Sfida e tretë e boksit mes dy prej ikonave të këtij sporti, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, është anuluar. Të paktën për momentin.

Stafi i Holyfield, përmes një deklarate për mediat, u shpreh se “Iron Mike” ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë dollarësh për t’u ngjitur në ring. Ideja ishte që Holyfield dhe Tyson të duelonin për herë të tretë mes tyre më 29 maj, në Majemi. Kjo është “Memorial Day”.

Menaxheri i Holyfield, tha: “Mendonim se kishim një marrëveshje, se gjithçka ishte e mbyllur, por më pas, stafi i Tyson refuzoi gjithçka”.

Nuk ka munguar replika e Mike Tyson, që tha: “Dua të sqaroj se nuk do të bëj më pjesë e kompanisë Triller (organizoi duelin e nëntorit ndaj Roy Jones). Unë jam partner me një kompani tjetër dhe sfida ime e radhës do të organizohet nga Legends Only League”.

Dy boksierët kanë dueluar dy herë më parë mes tyre. Në vitin 1996, Holyfield fitoi me KO teknik në raundin e 11-të, por të gjithë kujtojnë sfidën e dytë.

Një vit më vonë (1997), Mike Tyson kafshoi veshin e Holyfield dhe u skualifikua.

Tashmë, Mike (54 vjeç) dhe Evander (58 vjeç) synojnë një sfidë të tretë, por që duket e vështirë. Tyson u rikthye në ring nëntorin e kaluar, në një duel “show” me 8 raunde, ku barazoi me Roy Jones. Ajo sfidë gjeneroi 60 milionë dollarë fitime (1.6 milionë PPV, pay per view-paguaj për ta parë). Jo keq për dy pensionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat